Ide Shën Valentini: Oysters (gocë deti)

Njihen si ushqim delikat dhe fantastik në shije, por sidomos si afrodiziak për njeriun, ndër të tjera.

Me afrimin e ditës së Shën Valentinit dhe “dashurisë në ajër”, dimë ç’të presim.

Në vend që të shkoni në restorante të shtrenjtë apo nga liqeni me lule në dorë, shijoni një natë romantike në shtëpi, me një pjatë guacka oysters si fillim.

 

  1. Merrni sa goca deti të dëshironi dhe nisni fillimisht t’i pastroni guaskat me furçë dhe ujë të ftohtë, për t’u hequr papastërtitë. Hidhni tutje guaskat e hapura.
  2. Mbushni një tenxhere me ujë në lartësinë 5 cm dhe hidhni një gjysmë gotë vere të bardhë për aromë. Mbi tenxheren, vendosni një kulluese makaronash dhe rregulloni në të guaskat e lara.
  3. Vendosni kapak mbi to dhe ziejini për 5-10 minuta derisa të hapen guaskat.

Mund t’u hidhni sipër gocave të detit disa pika limoni, apo disa pika tabasko për pak extra kick.

Super Shën Valentin, s’ke ç’i thua. Nëse s’keni një “shpirt”, festoni dashurinë për ushqimin fundja!

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Burger Tradicional i bere ne Shtepi

Burger, aq sa eshte nje tradine amerikane dhe ka nevoje per bbq dhe grille, ...

Penne Alla Amatriciana

Pastat sic mund ta keni vene re ngelen nje nder gatimet tona te preferuara. ...

Brownie vegane (sërish të shijshme)

Kam konsideruar seriozisht që ta provoj kuzhinën vegane, me hovin që ka marrë vitet ...

Ballakume (nga një zonjë Elbasani)

Mbase nuk jua kam thene, por jam nga Elbasani. Ne fakt, hahem here pas ...