Kemi dashur të ndajmë disa receta tortash me ju, por fatkeqësisht krahas recetës së tortës duhet të përfshinim edhe atë pandispanjës, bazës së tortës. Si t’jua themi ndryshe… përtonim pak.

Megjithatë, ja ku po ju shkruajmë sot recetën e këtij keku, dhe në recetat e mëvonshme të tortave do të referohemi gjithnjë këtu, për të mos përsëritur të njëjtën gjë çdo herë.

Mund të vini që tani imagjinatën tuaj në punë dhe të caktoni vetë ç’do t’i shtoni pandispanjës tuaj. Çokollata s’dështon kurrë.

 

Përbërësit (për 6 veta)

6 vezë

160 gr sheqer

Lëkura e grirë e një limoni

90 gr miell (tipi 00)

Pak kripë

80 gr miell patatesh

 

Përgatitja

  1. Rrihni vezët me sheqer, direkt në një tenxhere të vogël dhe në banjomari, ngrohini derisa të fryhen dhe të bëhen me shkumë.
  2. Hiqeni tenxheren nga zjarri, shtoni lëvoren e grirë të limonit dhe vazhdoni ta rrihni derisa të ftohet.
  3. Shtoni miellin e situr me kripë dhe miellin e patateve, përziejini me shumë kujdes që të mos ulni vezën e rrahur, me lëvizje të lehta.
  4. Hidheni brumin në tavë të bërë me gjalpë e miell. Piqeni në furrën tashmë të nxehur me 160 gradë, nxehtësi që i vjen vetëm nga poshtë, për 40 minuta.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Hallvë me grurë të shtypur

Nuk ka nevojë për prezantim kur vjen puna te hallva, kjo ëmbëlsirë e huazuar ...

Biskota gazmore me limon

Vazhdoj të këmbëngul për ëmbëlsira sa të ëmbla, aq edhe të kripura, apo të ...

Receta Pico de Gallo – Salca Meksikane

Nje nder gjera kryesore qe preferoj eshte sidomos kur fton njerez ne shtepi, shikoni ...

Karkaleca pikantë me arrë kokosi

Duket se shqiptarët e kanë zakon t’i ruajnë gatimet e detit për në fundjavë, ...