8 ushqime me yndyre te larte qe nuk jane keq per ju, ndihmojne ne metabolizem dhe ne humbje peshe

Sic mund ta keni vene re nga postimet e mija, nuk ka nje focus te zgjeruar drejt dietave per ulje peshe, por me shume te fokusuar ne ate qe eshte e lidhur me nje regjim ushqimor dhe te ngrenit ne menyre te shendetshme (ok – jo gjithmone, se vallaj nje super burger tani shkon sa me ska)

Une nuk kam lidhje me dietologet, as me personat qe jane te specializuar ne kete fushe, dhe ky artikull eshte I fokusuar me shume mbi mendimet e mija personale te influencuara nga dietologe internacionale. Ne rastin konkret, kerkimi eshte I fokusuar ne Abby Langer dhe Darya Rose qe ua keshilloj ti eksploroni per menyren se si e trajtojne ushqimin.

Si fillim doja te thoja qe te paturit e nje diete te mbushur me nutriente, yndyrna te mira, dhe ne nje spekter te gjere eshte nje nder pikat kyce qe shmang mbi-ngrenien. Pastaj, mungesa e ushqimit te mire dhe te shijshem, ndikon ne menyre te drejtperdrejte ne humor (timin te pakten ne menyre te drejtperdrejte – kot nuk thone qe dashuria vjen nga stomaku)

Nese ju doni te kontrolloni jeten tuaj, dieten tuaj te perditshme dhe ne te njejten kohe te shijoni ushqime qe bejne sens per ju dhe jane shume te shendetshem, ja cilat jane 8 zgjedhje fiks per ju:

fruta-te-thata

Frutat e thata

Frutat e thata jane fantastike dhe te pasura me omega-3, proteina dhe fibra – pa marre parasysh per vitaminat e tjera. Gjerat e rendesishme qe duhet te keni parasysh eshte qe porcionet e ketyre frutave duhet te jene te kontrolluara. Nje pike tjeter e rendesishme per kete eshte edhe pjesa qe duhen te gjitha te gjalla – jo te tostuara (pasi pas nje temperature humbin omega-3shin, jo te kripura (duh) dhe jo me vajra. Per shembull, nese merrni  ato paketimet qe gjeni verdalle te bajameve te kripura – nuk futen ato ne kete liste J

Zgjidhni: bajamet, cashews, stika pishe, arra dhe kikirike si ne mendimin tim qe jane me te mirat. Qendroni larg te gjithave qe jane te kriposura.

vaj-arre-kokosi

Vaj arre kokosi

Pak ekzotike si zgjedhje por nese jeni ne ate piken qe doni te digjni kalori (pasi kete ben – ndikon ne metabolizem dhe ju ndihmon te digjni kalori keshtu qe nese ky eshte qellimi juaj, zvendesoni vajin vegjetal me kete.

avokado

Avokado

Une seriozisht kam filluar ta perdor ne vend te gjalpit, sidomos neper sandwiche. Eshte I tejmbushur me yndyrna te shendetshme, fibra dhe vitamin te cilat te gjithe dietologet jane te fiksuar. Nder te tjera, une jam teresisht I fiksuar me avocado sepse eshte nje product superior.

salmoni

Salmoni

Normalisht eshte nje peshk qe nuk rritet neper ujerat tona dhe vjen absolutisht nga Norvegjia ne te gjitha dyqanet por eshte nje nder peshqit e pasur me omega-3, proetina pa fund dhe qe ne fund te fundit te rrit energjine ne metabolizmin tuaj.

gjalpi-me-omega

Gjalp me suplemente omega-3

Goxha ne mode kohet e fundit, praktikisht eshte gjalpi normal por I pasuruar me yndyra te shendetshme. Duke shume “fancy” si fjale, por ne dieten tuaj te perditshme, zvendesimi I gjalpit normal me kete ju heq nga dita juaj nje pjese te mire te trans-fats

mishi-i-vicit

Mishi I vicit bio

Shume dietologe fokusohen ne konceptin qe mund te humbesh peshe me nje diete me pak kalori, pa marre parasysh se nese ha sallatra (haii kale :P) ose burgera. E rendesishme eshte si e gatuani dhe kur vjen puna per kete gje pjesa kryesore lidhet me cfare lloj produktesh merrni. Filetot e vicit bio (te fshatareve) jane zgjidhje fantastike dhe duke qene se jane ushqyer me bar gjithe kohes, e bejne mishin e tyre teresisht te shendetshem dhe me me pak yndyrna te keqija dhe me pak kalori. Porcioni dhe menyra e gatimit ketu eshte e rendesishme

te-verdhat-evezeve

E kuqja e Vezes

E drejte eshte fakti qe nuk duhet ngrene shume, dhe nuk duhen tejkaluar masat, por le te jemi realiste, kjo vlen per te gjitha gjerat e mundshme. E Verdha e vezes eshte e pasur me proteina dhe yndyrna te shendetshme dhe ndihmojne ne nje metabolizem te aktivizuar.

parmesani

Djatherat e forte (hint: parmesan)

Sado qe quhen sakrilegj ne gjuhen e dietologeve, acidi qe keto djathra te stazhionuar kane ndihmon ne rritjen e metabolizmit dhe promovon humbjen ne peshe e cila ne termat e mija eshte nje justifikim per te porositur pizza me extra parmixhiano.

 

Si perfundim, thame shume gjera port e gjitha vlejne nese masa eshte ajo qe aplikohet. Te gjitha komentet qe kame lexuar verdalle (dhe qe funksionojne per mua) jane konsumi me mase. Asgje nuk ju ben keq nese nuk e teproni (as alkooli :P)

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Receta nga Orienti: Veze te skuqur me oriz, qepe te njoma dhe avokado

Recete qe as nuk quhet as recete pasi eshte fantastikisht e thjeshte dhe eshte nje ...

Krem limoni, ëmbëlsira më e thjeshtë në botë!

Të jemi të sinqertë, ëmbëlsirat janë nga gatimet më të vështira për t’u përgatitur. ...

Chocolate souffle for the late night hungry souls

One of the most important and most dangerous things on late nights is hunger. ...

Brownie ne filxhan

Si te gatuajme Brownie ne nje filxhan.

Brownie(kek me cokollat) ne nje filxhan eshte zgjedhja me e shpejt dhe mire per ...

Akullore me banane

Si te pergatisim akullore me banane.

Akullore me vetem nje perberessssss: Banane. Problemi me i madhe qe ne kemi me ...