Dreka per Neser: Copeza Pule me salce Soje & Patate Krokante Barbeque

Gjate kohes qe po mendoja per Delicious dhe pse doja ta beja, nje nder pikat kryesore kryesore qe kerkoja te cekja, ishte ta kaloja kete pertej faqeve te targetuara per receta me idene per te dhene nje vlere te shtuar. Nje nder pikat kryesore te kesaj vlere te shtuar e shtuar ne bluprintet e delicious.al eshte dhe koncepti “Dreka per Neser”.

Dreka per neser kesaj rradhe eshte teper teper e thjeshte. Do bejme fileto pule te prera me salce soje dhe piper se bashku me patate krokante te furres me nje salce barbeque pakez e modifikuar per dipping.

patate-krokanteSi fillim, ngrohni furren ne 220 grade. Gjate kesaj kohe, merrni disa patate te vogla, dhe pritini – une preferoj ne formen e prerjes te domateve per sallate (sic na e ben mami – e keni parasysh) – dhe hidhini ne nje tas te madh. ne kete pike marinojni me kripe, piper, paprika, vaj ulliri dhe hudher.

Nje pjese e rendesishme e marinimit te patateve eshte zgjedhja e erezave. Do ju keshilloja te marinoni me ereza qe do leshojne pak ngjyre dhe kan shije te forte – per arsye te shijes teper neutrale te patates – e thene ndryshe – paprika me shumice.

Keto patatet miksojini me duar ne menyre qe secila te marinohet dhe me pas, vendosini ne nje tave qe te rrine si ne kembe – per ti bere krokante, ato nuk duhet te prekin njera tjetren. Shtroni taven me leter kuzhine dhe nje nga nje, vendosini ne rradhe.

Patatet ne furre duan nga 30 – 45 minuta per tu bere – shikojini vete – sa me krokante ti doni, aq me shume lerini, por kini parasysh qe po ti lini shume thahen.

Gjate kohes qe patatet behen, merrni nje gjoks pule, priteni ne copa te vogla dhe marinojeni me kripe, piper dhe vaj ulliri. Ne nej tigan te madh qe nuk ngjit, ngroheni me zjarr te mesem-larte dhe kur te jete nxehur vendosni filetot e vogla te pules. Une preferoj ti hedh sa me pak vaj filetove, ne pjate, ne menyre qe mos te “skuqen” ne tigan, por te marri ate formen e pjates te nxehte/zgares. Mqs copat jane te vogla, behen shume shpejt – 3-5 minuta. Mundohuni qe te mos e mbingarkoni tiganin pasi mungesa e vajit e ben te nevojshme qe te kete kontakt me tigan.

Sapo te jene gati, fieltot e vogla hidhini ne nje pjate me letra kuzhine, fshijeni (ose lajeni) tiganin dhe ulni zjarrin ne te ulet. Ne kete pike, hidhni pakez vaj ulliri, filetot e pules dhe 2-3 luge salce soje. Lereni pak sa te avulloje salca e sojes dhe hidhini pak piper te zi te fresket. Trazojeni nja dy here dhe hiqeni nga zjarri.

Gjate kesaj kohe, ne nje filxhan te vogel, hidhni 1 mase majonez, 2 masa salce barbeque, pak tabasco, pak salce jalapenjo jeshile (nese keni), piper dhe fara te specit djeges. Me nje luge te vogel trazojeni mire qe te behet bashke.

Nxirrni patatet nga furra, vendosini ne nje tas per me vete, hidhini siper filetot me salce soje dhe ne nje tras tjeter te vogel hidhni salcen e barbeques. Mos e mbyllni tasin, lereni te ftohet dhe pastaj futeni ne frigorifer.

A ju mjafton kjo per te ngrene per neser? Mua mu desh 45 min, duke pare nje serial dhe gjate kesaj kohe hengra dhe darke.

Kaq ishte. Enjoy.

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Specialitet Indian: Pule me Gjalp Murgh Makhani

Ky specialitet indian ka shume e shume zgjidhje per tu gatuar, por modeli im ...

Pasta alla Norma – Rigatoni me patellxhan dhe domate

Nje nder pastat qe e keni provuar me sezben nese keni kaluar ne sicili ...

Djuner Pitka – Sandwici bullgar me epik qe ekziston

Bullgaria, si shume vende te ballkanit (duke perfshire dhe ne e) krenohemi per disa ...

Receta bazike: Krem pastiçerie

Nga recetat kryesore të pastiçërisë që duhet të dini, në jeni fans i përjetshëm ...

Brownie me Nutella & Ferrero Rocher

Çudi si kemi ndejtur kaq gjatë pa ju dhënë një recetë me Nutella. Tani ...