Tortë e kripur me djathë dhe shafran

E quajmë “tortë”, por në fakt është ajo çfarë amerikanët e quajnë “pie”, në mungesë të një shqipërimi. Byrek, mbase?

Ndonëse “pie”-t amerikane janë zakonisht të ëmbla, me mollë, qershi, pjeshka etj., kjo e sotmja është një tortë e kripur, por shumë e shijshme, me djathë groviera (referohuni te fotoja më poshtë) dhe shafran, erëz fantastike që shkon për mrekulli me shijet e tjera të tortës.

Do të keni rastin ta ndërtoni tortën nga fillimi, duke e përgatitur vetë brumin, dhe kuzhinierët e vërtetë e dinë që bërja e brumit është kënaqësi më vete.

Mos u merakosni ama; është një nga recetat më të thjeshta. Në shkallë 1-5 vështirësie, as 1 s’do ta quaja, por 0.5.

 

Përbërësit (për 6 persona)

Për brumin

350 gr miell

75 gr gjalpë i zbutur

2 lugë vaj ulliri

kripë

2 vezë

 

Për mbushjen

400 gr gjizë

150 gr djathë groviera (Gruyere, djathë zviceran) i grirë

100 gr gjalpë

1 lugë shafran

6 vezë

 

 

Përgatitja

  1. Për brumin, përzieni miellin me gjalpë, më pas shtoni vajin, kripën, 1 vezë të plotë dhe 1 të verdhë veze. Mos përzieni shumë, pasi brumi mund të ngurtësohet. Mjafton t’i sillni përbërësit bashkë. Vëreni brumin mbi një fletë furre me vaj dhe vëreni në frigorifer për 1 orë.
  2. Për mbushjen, në një tas shtypni gjizën me pirun, shtoni djathin groviera, gjalpin e zbutur, shafranin dhe, një e nga një, të verdhat e vezëve duke i përzier mirë. Të bardhat e vezëve rrihini derisa të mpiksen, dhe bashkojini me përbërësit e tjerë.
  3. Hapni brumin në një tavë rrethore, dhe shtoni mbi të mbushjen. Kalojeni tavën në furrë me 180 gradë për 45 minuta.

Ju bëftë mirë!

 

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Biskota me xhenxhefil

Nuk e di ç’mendim keni për xhenxhefilin, por është besimi im se shqiptarët duhet ...

Amaretat, biskotat “cute”

Për çaj, për kafe, apo thjesht për të thyer atë urinë e mesnatës, që ...

Torta Mimoza

Jemi në shkurt, dhe krahas Shën Valentinit, le të mos harrojmë edhe lulet mimoza, ...

Hallvë me grurë të shtypur

Nuk ka nevojë për prezantim kur vjen puna te hallva, kjo ëmbëlsirë e huazuar ...