Tapas: Gambas Al Ajillo | Karkaleca me Hudhra super te thjeshta

Post fundjaves te tejmbushur me mish te pafundem (eshte nje defincence e jona – teprica dhe ekstreme neper festa) eshte mire te kalojme ne nje gje me ndryshe.

I keni parasysh tapas? Gambas al ajillo ose Karkaleca me Hudhra eshte nje nder pjatat kryesore te kuzhines spanjolle. E sherbyer zakonisht ne pjeset qendrore dhe jugore te spanjes.

Perberesit:

  • 4 luge Vaj ulliri
  • 29 hudhra te prera holle
  • 20 karkaleca te medhenj te qeruar
  • 1 spec te kuq djeges te thare I shtypur
  • 2 luge konjak skenderbeu
  • kripe
  • majdanoz te prere holle

Pergatitja

  • Ne nje tigan te madh ne rende, me zjarr te mesem, nxehni vajin, dhe ne momentin qe eshte nxehur mire, shtoni hudhren deri sa te skuqen. Trazojini gjate gjithe kohes qe te mos digjen, se ndryshe do marrin nje shije te cuditshme.
  • Shtoni karkalecat, dhe specin e skuq dhe skuqini, duke I trazuar gjate gjithe kohes (do doje rreth 2 minuta, shtoni konjakun dhe duke e trazuar gjate gjithe kohes per rreth 1 minute.
  • Marinojini me kripe dhe sherbejeni me majndanoz te prere holle

Do ju keshilloja ta shoqeronit me nje roze te ftohur – hudhrat ama, ne kete setting( 😉 ), duhet te pergjysmohen dhe te priten me holle, qe te mos vdisni njerezit verdalle dmth 😛

Enjoy

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Receta nga Izraeli: Shakshuka – Vezet si nga Tel Aviv

Shakshuka eshte nje gatim nga tunizia por qe eshte ekxtremalisht e perhapur ne Egjipt, ...

Aperol Spritz me Grapefruit & Vodka

Nje nder aperitivet kryesore italiane dhe nje nder gotat e preferuara edhe neper baret ...

Mini-kekët “Madeleine”

Fine si vetë emri i tyre! Duken si biskota, por në fakt “Madeleine” janë ...

10 Super ushqimet

10 Super-Ushqime

Lista e meposhtme permend disa nga ushqimet te cilat konsiderohen te kene efekte shume ...