Pjata te shendetshme nga lindja: Sallata Fatush

Si per jave te mbare nje sallate persembari. E ardhur nga lindja e mesme dhe karakteristike e kuzhines lebanese, palestineze, jordaneze dhe siriane. E ndryshme pak nga tabuleh pasi te gjitha perberesit jane te prera trashe ose te shtypura(lexo “fatt” ne arabisht, ose dicka e tille, eshte “shtypur”). E shendetshme mjaftueshem dhe I jep nje shije karakteristike hidhtesia e sumac-ut.

Per salcen

  • 4 luge kafe sumac i trazuar ne 4 luge kafeje uje te ngrohte per 15 minuta.
  • 3 luge ose pak me shume leng limoni I fresket
  • Disa luge leng shege
  • 2 hudhra te shtypura
  • 2 luge kafe ose dhe pak me shume uthull vere te bardhe (uthulla qe eshte e bardhe 😛 )
  • ¾ gote vaj ulliri
  • kripe

Per sallaten

  • 2 Pite, te tostuara ne tigan dhe te prera ne cop ate vogla
  • ¼ gote vaj ulliri
  • Kripe
  • Per sallaten
  • 2 pite nga ato per sufllaqet, te tostuara ne tigan dhe te prera ne cop ate vogla
  • 3 domate te mesme te prera ne kubike ose 4 gota pomodorini te prera ne mes
  • 400 gram (ose 2) kastraveca te prera
  • 6 qepe te njoma te prera holle
  • Sallaturina – Zgjedhjen bejeni vete por jane ato mixet tek conad qe jane goxha te kendshme dhe skane dhimbje koke.
  • Majdanoz I fresket
  • Gjethe mente e fresket
  • Pak sumac

Para se ta nisim, me lejoni tu shpjegoj pak per sumac – e gjeni neper neranxi dhe eshte e kuqeremte. Nese nuk keni nje alternative eshte zesti I nje limoni I kombinuar me kripe dhe piper te zi.

Per te bere salcen siper:

Kombinoni: sumacun ne lengun e ngrohte, 2 luge te vogla leng lumoni, 1 luge te vogla leng shege, hudhren, dhe pak mente ne nje tas te vogel. Duke I rrahur avash avash, hidhni vajin ne menyre graduale deri sa te kombinohen mire. Marinojeni me kripe, shtoni pak leng limoni, pjesen e mbetur te lengut te sheges dhe nese deshironi pak uthull (ne varesi te athtesise qe deshironi)

Per sallate:

Me pak vaj ulliri dhe kriper marinoni copat e pites. Kjo e ndihmon qe mos zbutet kur ta kombinoni me salcen ne sallte – Teper I rendesishem si hap!

Kombinoni te gjitha ingredeientet e sallates dhe shtoni trecerekun e salces duke I miksuar mire. Shtoni extra salce nese e shihni te nevojshme, marinojeni me kripe, shtoni pitet, trazojeni nje here dhe hidhini pak sumac siper nese deshironi

 

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Ëmbëlsirë me mjedër & çokollatë

Nuk mund të thuhet se mjedrat janë gjerësisht të përdorura nga shqiptarët. Edhe unë ...

VEGAN: Muffins me Thana dhe tershere

E keni parasysh qe here pas here duhen keto gjerat Vegan? Ju duhen: 3 ...

Si te pergatisim tzatziqin.

Si te pergatisim tzatziqin.

Cuditemi sesi kjo recete ska ardhur me perpara ne faqen tone teksa nuk ekziston ...

Tagliatelle me karkaleca dhe kungulleshka

Tagliatellet me karkaleca dhe zucchini jane nje nder ato pjatat super te famshme. Fatkeqsisht ...

Kure Hangoveri: Bacon, Veze dhe djathe alla francezet

E dini qe eshte e premte? Dhe java ka ikur ekstrem shpejte? Teorikisht eshte ...

Zog pule ne furre me perime

Nje recete fantastike per nje darke per kater persona, ose edhe per tre nese ...