Pule me ereza, agrume dhe kaperi

Te gjitha recetat qe kemi postuar deri tani kane patur si qellim kryesor nepsin dhe/ose te gatuarit per 1/1.5/2 veta maksimumi. Cfare ndodh kur keni disa njerez per vizite, apo doni tu tregoni njerezve qe jetoni (familje/roomates/whoever) qe keni mesuar ca gjera te reja?

Nga ana tjeter, ndonjehere eshte dhe fund muaji dhe duhet te bejme nje zgjedhje pak me “ekonomike”.

Pula eshte zgjidhja perfekte – dhe ku ka me mire se sa nje pule e plote? Kjo recete nuk ka lidhje me recetat standarte te pules ne furre – ka kombinimin e duhur te erezave, aciditetit dhe embelsise qe ta balancoje ne menyre pefekte. Shtoni pak couscous ose quinoa dhe nje sallate jeshile, dhe keni nje darke fantastike fare. Mos harroni dhe nje vere te bardhe te thjeshte dhe te lene te ftohet ne frigorifer per nje darke ideale.

Ju duhet: 1 pule e plote, e ndare ne 8 copa(si ta prisni pulen ne copa per ju qe se keni bere me perpara), 1 gjethe dafine e ndare ne copa, rozmarine, koper, lengu I 2 limoneve, 3 luge gjelle vaj ulliri, 1 luge caji kripe, piper I zi, 2 limona te prere holle, 2 portokalle te prera holle, cerek gote vere te bardhe, 2 luge caji capers, 1 luge caji mjalte.

Vendosni pulen ne nje tas te madh dhe hidhni dafinen, rozmarinen, koperin, lengun e 2 limoneve, vaj ulliri, 1 luge caji kripe dhe gjysem luge caji piper I zi. Bejini mire bashke ne menyre qe te shperndahet sic duhet e gjithe masa, mbulojeni dhe lereni ne temperature dhome per rreth 1 ore te marinohet.

Ndizni furren ne 200 grade

Vendosni pulen ne nje tave, dicka qe mund ti mbaje te gjitha bashke dhe most e avulloje I gjithe lengu gjate gatimit (enet prej balte jane fantastike ne kete rast). Hidhni te gjithe perberesit e marinates qe jane te listuara me siper dhe pasi ti keni bere bashke te gjitha, cdo pjese te ules marinojini me pak extra kripe dhe piper. Sigurohuni qe fetat e limonit dhe te portokallit te kene formuar nje shtrese poshte pules dhe te jene midis copave. Vendoseni ne furred he lereni te gatuhet per 1 ore e 15 deri ne 1 ore e 30 minuta. Sigurohuni qe lekura te jete bere krokante dhe pula eshte gatuar.

Nxirreni nga furra dhe shtoni kaperit dhe hidhni mjaltin siper.

 

Kaq. Enjoy.

 

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Linguine me karkaleca, domate dhe spinaq ne salce gjalpi me hudhra

Une e di qe specialitetet indiane dhe te lindjes te mesme jane fantastike, por ...

Si te gatuajme Biftek me gjalp dhe perime te furres

  Vazdojme e flasim per gjera te mira dhe te thjeshta dhe receta e ...

Cupcakes me Nutella dhe fruta pylli

Te dalim pak tek tema e embelsirave, mbase tema e preferuar e te gjitheve. ...

Rizoto

Si te gatuajme Rizoton perfekte.

Rizotoja eshte nje nga ato gatimet qe nqs behet ne menyren e duhur eshte ...

Si të përgatisim pasta të freskëta

Kemi dhënë dhjetëra receta pastash, ku vështirësia më e madhe ka qenë përgatitja e ...