Speciale: Cheesecake Edicioni 1 – Versioni Klasik

Embelsirat jane NONA!  Cheesecake eshte fenomenal.

Si fillim do ta nisim me nje recete klasike, do kalojme ne tips&tricks ne serine e dyte dhe me disa receta te tjera ne serite e tjera

Cheesecake eshte nje nder embelsirat me te mira qe ekzistojne – pasi nuk eshte teresisht e embel, ka nje thartesi dhe ne te njejten kohe nuk velesh kurre. Ka shume metoda per te bere cheesecake – ca me pjekje, ca pa pjekje. Kjo e sotmja eshte metoda standarte – me e thjeshta dhe me klasikja. Me te mire nuk e ben dot. Ne fakt ne fakt, eshte Cheesecake-u klasik I “The Cheesecake Factory” (ahem: I mungon vetem kosi I siperm, por kete spo e marrim parasysh se ka nje shkence ne berje, keshtu qe mqs eshte e veshtire e heqim fare).

Te gjithe perberesit qe u duhen jane:

  • Per koren e Cheescake-ut
    • 250 gram biskota – mund te jene oreo, mund te jene biskota te thjeshta, biskota me gjalp, gingerbread ose cfare te doni.
    • 1 luge gjelle sheqer
    • Nje maje luge kripe
    • Gjysem gote gjalpe I shkrire, I lene pak te ftohte ( praktikisht nje gjalp 50 leksh)
  • Per Cheescake-un
    • 500 gram cream cheese (Philadelphia)
    • Trecerek gote sheqer
    • Nje maje luge kripe
    • 1 gjethe vanilje e prere ne mes
    • Gjysem gote kos
    • Zestin e nje limoni (lekura e grire)
    • 2 veze ne temperature dhome
  • Nje tave embelsirash nga ato qe hapen rreth 22 cm dhe me fund te levishem (9” te shprehura zakonisht)

Korja e cheesecake

Ngroheni furren ne 175 grade. Ne nje preres ushqimesh (blender) nga ato automatiket hidhni biskotat dhe pulsojini deri sa te behen therime te gjitha. Shtoni sheqerin dhe kripen dhe kombinojini mire ne blender. Shtoni gjalpin dhe vazhdoni kombinimin. Ne fund duhet te keni arritur konsistencen e reres te lagur. Nese eshte shume e thate, duhet me shume gjalp, nese eshte teper e ujshme, me dhume bisktota. Vendosini ne taven dhe shtypeni mire deri sa te mbulohen anet dhe fundi I taves. Piqeni ne furre per 12-15 minuta, ose deri sa anet te marrin ngjyre. Lereni te ftohet.

Per Cheesecake dhe berjen gati.

Ngroheni furren ne 160 grade. Ne blender hidhni cream cheese, sheqerin dhe kripen. Pulsojeni ne blender deri sa te jete teresisht smooth. Prijeni vaniljnen ne mes dhe merrni farrat. Shtoni kosin, zestin e limonit dhe vazhdoni pulsoni. Shtoni vezet dhe pulsojeni deri sa e gjithe masa te jete e kombinuar dhe konsistente. Transferojeni ne koren e ftohur tashme dhe piqeni ne furre per 35-40 minuta. Qendra duhet te jete akoma disi e bute dhe e levishme dhe anet duhet te jene forcuar (te mases).

Lereni te ftohet per rreth 2 ore. Pastaj futeni ne frigorifer dhe lereni te ftohet mire.

Cheesecake-sic-duhet-2

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Pop up receta – E kuqja e vezёs

Jam rritur me kёtё recetё dhe ende e dashuroj. Vetёm e modifikova duke shtuar ...

Biskota me mente & çokollatë (inspiruar nga “After Eight”)

Çokollatë dhe mente? S’duken si dy përbërës që shkojnë bashkë, apo jo? Megjithatë, nëse ...

Kek Energjik me Kumblla dhe Arre Kokosi

Mengjesi eshte nje nder vaktet me te rendesishme qe duhet marre parasysh. Ca njerez ...

S’mores: Biskota, marshmallow dhe çokollatë

Ne shqiptarët s’e kemi fort të përhapur kulturën e kampingut, dhe aq më pak ...

Receta Pico de Gallo – Salca Meksikane

Nje nder gjera kryesore qe preferoj eshte sidomos kur fton njerez ne shtepi, shikoni ...

Ide Shën Valentini: Fruta në çokollatë fondente

Shën Valentini nuk ka kuptim pa çokollatë. Ndaç si dhuratë për ju, ndaç në ...