Kek me cokollate per 2 minuta

Embelsirat jane pak te veshtira ne mendjen time keshtu qe embelsirat e vetme qe bej (jo ato qe ha) ngelen gjera super te thjeshta dhe te shpejta – mundesisht dhe jo shume te embla. Koncepti eshte i thjeshte, ky kek eshte per nje person, per nje mbasdite qe u hahen embelsira dhe nuk jeni gati per te dale diku por thjesht doni dicka te mire dhe behet ne mikrovale (yes – ne mikrovale)

Do ju duhen: 1 vezë, 3 lugë qumësht, 3 lugë vaj, 3 lugë miell, sheqer 1/4 filxhani, 2 lugë pluhur kakao, 3 lugë çokollatë gjysem te embel, ekstrakt vanilje, pakçikë kripë dhe 1 filxhan qe nuk thyet nga mikrovala.

mug-cake-2

Vezen, qumeshtin dhe vajin rrihini bashke dhe hidhini siper te gjithe perberesit e tjere duke i trazuar shume mire. Vendoseni ne mikrovale nen nje pjate (pasi do fryhet me shume se sa filxhani masa) dhe gati per ekzaktesisht 2 minuta.

Une e hengra direkt aty – nuk u lodha me zbukurime

Ju befte mire

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Tershere e nates.

Te gjithe e dine qe mengjesi eshte nje nga momentet me pertace te dites. ...

Pancakes me Kungulleshka

Me qene se eshte sezoni, le te rekomandojme disa receta sezonale. Kungulleshkat jane ato perime ...

Jambalaya, nga New Orleans

Nga kuzhinat më të spikatura në SH.B.A. është ajo e shtetit të Luizianës, specifikisht ...

Rosto vici e thjeshte dhe perfekte

Ne mendjen time rosto-ja eshte nje nder gjerat qe kemi bere neper festa – ...

Tortë me gjizë dhe fruta pylli

Receta e sotme nuk kërkon fort mund për t’u përgatitur, po të përjashtojmë pandispanjën ...